
Një shtetas shqiptar është ndaluar në aeroportin e Brindizit nga Guardia di Finanza e Leçes, pasi u zbulua duke transportuar një sasi të madhe parash në kesh.
Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan 863 mijl euro të fshehura në bagazhin e tij, një shumë që nuk ishte deklaruar sipas ligjeve italiane. Paratë u sekuestruan, dhe ndaj shqiptarit u hap një procedurë penale për shkeljen e rregulloreve financiare.
Guardia di Finanza po heton më tej për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e parave.
