
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, zhvilloi një bisedë domethënëse me Ormir Rusin, ku sollën në vëmendje Shkodrën qëndrestare, historinë e saj të pasur me sfida dhe përballje, por edhe forcën për të qëndruar dinjitetshme. Duke vlerësuar përvojën si një aset të çmuar në shërbim të së ardhmes, Spahia nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe të qëndrueshëm në institucionet më të larta të vendit.
Postimi i kandidatit Spahia:
Një bisedë me Ormir Rusin për Shkodrën, e cila përballë sfidave të shumta që ka kaluar, ka ditur të qëndrojë e palëkundur. Si përfaqësues i qytetit në Kuvendin e Shqipërisë, në drejtimin e Partisë Demokratike dhe në krye të Bashkisë Shkodër, ka treguar se sa rëndësi ka përvoja për të ardhmen e vendit.
