Sterkaj: Miqësi dhe Frymëzim – Me Agostin Kolën dhe Don Phenom për Shkodrën që Duam…

Shpërndaje

Në një atmosferë miqësie dhe mirënjohjeje, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Stërkaj, ndau një moment domethënës me dy figura të shquara të Shkodrës, Agostin Kolën dhe Don Phenom-in, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre si shtysë për një angazhim edhe më të fortë ndaj komunitetit.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Një kafe me miq të rrallë dhe mbështetje me vlerë për mua!

Sot pata kënaqësinë të ndaj një bisedë të ngrohtë me dy figura të mëdha të Shkodrës dhe më gjerë: legjendën e sportit, Agostin Kola, dhe artistin e njohur, Don Phenom. Dy emra që e kanë lartësuar qytetin tonë me talentin, pasionin dhe përkushtimin e tyre ndër vite.

Mbështetja që më dhanë nuk është thjesht një nder personal, por një shtysë për të vazhduar misionin tim me më shumë përgjegjësi e përkushtim. Kur njerëz që kanë kontribuar kaq shumë për komunitetin tënd të shprehin besim tek ti, ajo bëhet një thirrje për të dhënë më të mirën.

Faleminderit Agostinit dhe Don Phenom për fjalët, energjinë dhe frymëzimin. Bashkë, me dashurinë për Shkodrën dhe për njerëzit e saj, mund të bëjmë shumë më tepër!

Shpërndaje