“Stop duhanit” – Aktivitet sensibilizues në Shkodër për Ditën Botërore Kundër Duhanit…

Shpërndaje

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër , organizoi një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit në kuadër të 31 majit, Ditës Botërore Kundër Duhanit.

Aktiviteti ishte informues për dëmet e duhanit dhe promovues për një jetë pa duhan.

Dita Botërore Kundër Duhanit synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit si dhe dëmeve që sjell konsumimi i tij në shëndetin tonë.

Rritja e të rinjve që konsumojnë duhanin është kthyer në një shqetësim.

Shumë prej tyre e konsumojnë edhe pranë shkollave që në moshë të vogël.

Shpërndaje