Sukses i madh për ekipin e Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të Demostrimit në Taekwondo…

Shpërndaje

Ekipi i Vllaznisë shkëlqeu në Kampionatin Kombëtar të Demostrimit, duke u ngjitur në majat e podiumit me një performancë të jashtëzakonshme dhe shpirt gare të admirueshëm.

Në garat individuale për të rritur, Isra Meta dhe Esad Malaj u shpallën kampionë, ndërsa në kategorinë e çifteve, çifti Irsa Osmanagiq & Esad Malaj triumfoi duke zënë vendin e parë.

Në garat ekipore me 3 veta, Esad Malaj, Isra Meta dhe Amina Hadri dolën kampionë, ndërsa në stilin freestyle me 5 veta, Edri Hoti, Esad Malaj, Selma Uruçi, Irsa Osmanagiq dhe Amina Hadri siguruan vendin e parë.

Për më tepër, Isra Meta dhe Esad Malaj u vlerësuan si sportistët më të mirë teknikë të kampionatit në kategorinë e të rriturve.

Sukseset vijuan me:

  • Irsa Osmanagiq – vendi i dytë në garën individuale
  • Selma Uruçi – vendi i tretë në individual dhe në çift me Edri Hotin
  • Edri Hoti – vendi i tretë individual
  • Uruçi, Hoti & Osmanagiq – vendi i tretë ekipor (3 veta)

Ky rezultat konfirmon nivelin e lartë dhe përkushtimin e ekipit, duke e vendosur Vllazninë ndër më të mirët në disiplinën e Taekwondo-së në vend.

Urime të gjithë sportistëve për përkushtimin dhe pasionin, si dhe falënderime për trajnerët, prindërit dhe të gjithë mbështetësit që ndihmojnë në rrugëtimin e tyre të suksesshëm.

Shpërndaje