“Super Omeri” – Një libër që prek zemrën, edukon shpirtin dhe mbjell mirësi…

Shpërndaje

“Super Omeri” nuk është thjesht një libër për fëmijë; është një rrëfim i ndjerë që buron nga zemra e dy prindërve, të cilët përmes dhimbjes e dashurisë, kanë sjellë një histori që frymëzon, edukon dhe prek thellë shpirtin. Libri është një kujtim i gjallë i Omerit të vogël, një djalë i dashur që, megjithëse nuk është më fizikisht, jeton në çdo faqe përmes buzëqeshjes, shpirtit të tij të pastër dhe dashurisë për jetën.

Omeri e adhuronte të udhëtonte me mamin, babin dhe motrën e tij, Ajrin. Zemra e tij rrihte më fort sa herë që të katërt ishin bashkë – në makinë, në aeroplan apo në traget. Çdo vend që vizitonin bëhej më i bukur, sepse Omeri sillte dritë, të qeshura dhe aventura të vogla që sot janë kthyer në thesare për shpirtin. Këto udhëtime janë tashmë kujtimet më të çmuara – copëza dashurie që nuk do të zbehen kurrë.

Përmes aventurave të tij, fëmijët mësojnë vlera si dashuria, ndershmëria dhe guximi. Libri është një dhuratë ideale për çdo fëmijë që dëshiron të rritet me zemër të pastër dhe mendje të hapur.

Çdo e ardhur nga shitja e librit “Super Omeri” do të shkojë për bamirësi, duke e kthyer këtë projekt të ndjerë në një vepër konkrete mirësie. Me vetëm 800 lekë, jo vetëm që dhuroni një histori të bukur për një fëmijë, por edhe kontribuoni për ata që kanë më shumë nevojë./RealitetiPost/

Shpërndaje