Surprizë e Ngrohtë nga Nxënësit e Kolegjit “Maarif” për Prefektin e Shkodrës…

Shpërndaje

Prefektja e Shkodrës përjetoi një moment të veçantë dhe emocionues më 7 Mars, kur nxënësit e kolegjit “Maarif” e surprizuan me një urim plot dashuri dhe ngrohtësi për Ditën e Mësuesit. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Edmond Ndou, ajo pati mundësinë të bashkëbisedojë me të vegjlit rreth institucioneve dhe rolit të tyre në jetën e përditshme. Kurioziteti dhe entuziazmi i fëmijëve e bënë këtë takim edhe më kuptimplotë, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit për një të ardhme të ndritur.

Postimi i Prefektes Majlinda Angoni:

Një takim i veçantë me të vegjlit e kolegjit ‘Maarif’ në 7 Mars! Na uruan me shumë dashuri dhe ngrohtësi, ndërsa sëbashku me kryetarin e Këshillit të Qarkut,z.Edmond Ndou, i folëm për institucionet tona dhe rolin e tyre në jetën tonë të përditshme.
Ishte kënaqësi të shihnim kuriozitetin e tyre dhe të ndanim me ta rëndësinë e punës që bëjmë.
E ardhmja e ndritahme, nis me edukim dhe ndërgjegjësim!

Shpërndaje