
Nga Astrit Dervishi:
Tuj kenë një familje tradicionale me 20 arsimtarë prej rreth një shekulli,dhe tuj shërby me devocion në këtë qytetet,por edhe në Gjinokastër,Pogradec ,Kukës e Lezhë,në shkollat ma n’za të qytetit Shkodër e në rrethina e ndjej si detyrë qytetare të shpreh një shqetsim;
Si ka mundësi që në këtë format që ka zaptu gati t’gjithë kohën e lirë me videot e me emisionet direkte,i shfaqet fëmijve tanë e adoleshentëve pimja e duhanit prej gati 100% të” VIP”-ave,ku kamerat më shumë fokusohen tek cigaret,pimja e shisheve pa fund me alkool,fjalori i pisët me të sharat denigruese,veprimet dhunuese…etj.etj.
Si nuk na u shfaq për të gjithë këto vite një OJQ që të ngrihet,apo më keq një grup prindërish të organizuar e të ngrihen kundrejt kësaj katrahure mbarëshqiptare ç’edukuese!!!?
E nëse ky mesazh i imi do të klikohet nga pak veta,do të thotë se kemi nji dakortësi të heshtun…e nëse kemi shumë klikime,besoj se mund të korrektojmë diçka sadopak.
Ju prindër,në kohën e shkurtë që keni pranë fëmijëve tuaj në shtëpi edukoni shumë…na mësuesit e fëmijëve tuaj,edhe më shumë.
Në mramje…apo në kohën e lirë,gjithçka që krijoni Ju,gjithçka që ndërtojmë ne ,fshihet me atë cigaren elektrike,me shishen e alkoolit…dhe me fjalorin banal e të dhunshëm.
Besoj që ky mesazh i sinqertë i imi do të prekë sadopak sedrën tonë në drejtim të loçkave tona,
fëmijëve Tuaj të shtrenjtë…të kësaj armate të së ardhmes së këtij vendi të shenjtë,Shqipni.
Me mirësjellje ndaj Jush e me dashni për fëmijët tuaj,Astrit.