Tragjedi në Shkodër: Ndërron jetë edhe 14-vjeçari i aksidentuar ditën e djeshme…

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë edhe i mituri i dytë, i përfshirë në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem të Shkodrës. Dy të rinjtë, 16 dhe 14 vjeç, po udhëtonin me motor kur humbën kontrollin dhe u përplasën me një mur.

Si pasojë, 16-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shoku i tij, që u dërgua në gjendje të rëndë në spital, nuk mundi të mbijetojë. Të dy ishin pjesë e një akademie futbolli dhe po ktheheshin nga stërvitja.

Shpërndaje