
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2024-2025 në “Abissnet Superiore”, ku janë përzgjedhur edhe tre futbollistë të ekipit të Vllaznisë.
Bekim Balaj, Esat Malë dhe Kevin Dodaj janë vlerësuar për paraqitjet e tyre të shkëlqyera gjatë sezonit dhe janë përfshirë në 11-shen më të mirë nga stafi i trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave.
Ky është një tjetër tregues i rritjes së cilësisë dhe nivelit të lartë të performancës së futbollistëve shkodranë në elitën e futbollit shqiptar.