Tregtarët në Markatën e Rusit paralajmerojnë protestë, shkak qiraja e rritur mujore…

Shpërndaje

Tregtarët e Markatës së Rusit në Shkodër kanë vendosur të protestojnë ditën e enjte duke mos hapur stendat e tyre të shitjes. Kjo formë proteste vjen si reagim ndaj rritjes së pagesave mujore nga ana e bashkisë pas rikonstruksionit të markatës.

Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se përfaqësuesit e tregtarëve kanë mbledhur firma dhe do t’i paraqesin një peticion Bashkisë Shkodër, duke kërkuar rishikimin e tarifave të qirasë. Sipas tyre, rritja e pagesave po rëndon bizneset e vogla dhe rrezikon mbylljen e shumë prej tyre.

Tregtarët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale për dialog dhe zbutje të tarifave, në mënyrë që të mbështetet ekonomia e vogël dhe komuniteti i biznesit në qytet./RealitetiPost/

Shpërndaje