Tritol një automjeti në Shkodër…

Shpërndaje

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit Alban Bushati, 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shpërndaje