
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur edhe një herë idenë që Kanadaja, fqinji verior i SHBA-ve, të bëhet shteti i 51-të i Amerikës.
Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se, pa “subvencione”, Kanadaja “do të pushonte së ekzistuari si një vend i qëndrueshëm”.
“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë dhe asnjë tarifë!”, deklaroi ai.
Javën e kaluar, Trump u shpreh para gazetarëve se e do Kanadanë, por shtoi: “Sinqerisht, e shoh atë si një vend që duhet të jetë një shtet”.
Këto deklarata janë hedhur poshtë nga kryeministri kanadez, i cili edhe më parë ka theksuar se një skenar i tillë është i pamundur.
“Nuk ka asnjë shans,” tha Trudeau në fillim të janarit.