Trump: SHBA godet tri objekte bërthamore në Iran…

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj tri centraleve bërthamore iraniane: Fordo, Natanz dhe Esfahan.

Sipas tij, operacioni ka përfunduar me sukses dhe të gjithë avionët amerikanë tashmë janë larguar nga hapësira ajrore iraniane. Trump tha se mbi objektin në Fordo është lëshuar një ngarkesë e plotë bombash, ndërsa avionët janë në rrugën e kthimit për në SHBA.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Reuters se në operacion janë përfshirë edhe bombarduesit strategjikë B-2.

Centrali në Fordo, i vendosur rreth 96 kilometra në jug të Teheranit pranë qytetit Qom, është një objekt nëntokësor me tunele që strehojnë centrifuga për pasurimin e uraniumit.

Sulmet erdhën pas thirrjeve të Izraelit ndaj Uashingtonit për ndërhyrje, duke theksuar se vetëm SHBA-të kanë kapacitetin ushtarak për goditje të tilla precize.

Shpërndaje