“T’u ju njit Bunës përpjetë” / Ekspozitë me punime artistike të artistëve nga Ulqini në Galerinë e Arteve…

Shpërndaje

Në ambientet e Galerisë së Arteve të Shkodrës u çel ekspozita me titullin “T’u ju njit Bunës përpjetë”, e cila bashkon në një rrugëtim të përbashkët artistik gjashtë piktorë nga qyteti i Ulqinit.

Kjo ekspozitë është një nismë e përbashkët e Galerisë së Arteve të Shkodrës, Bashkisë Shkodër dhe platformës “Creative City Ulqin”, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Në hapjen e saj, artistët e penelit sollën për publikun shkodran një koleksion të veçantë veprash që përçojnë identitetin dhe ndjeshmërinë e qytetit bregdetar të Ulqinit.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, u shpreh se kjo ekspozitë i shërben forcimit të lidhjeve kulturore dhe promovimit të vlerave të përbashkëta artistike.

Ekspozita me punimet e artistëve Mehmet Aloja, Agron Ujkashi, Jozo Koçaj, Emina Nimanbegu, Ivana Gjonaj dhe Brigita Antoni do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve të Shkodrës deri më 13 qershor.

Shpërndaje