U gjet i mbytur në lumin e Shalës, Policia e Shkodres jep njoftimin zyrtar…

Shpërndaje

DVP Shkodër

Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lugina e Blinit”, në lumin e Shalës, është gjetur një kufomë e seksit mashkull, në fazat e hershme të dekompozimit. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje