U përzgjodh në krye të listës së PS për Shkodrën, vjen reagimi i Marjana Koçekut…

Shpërndaje

U përzgjodh në krye të listës së PS për Shkodrën, vjen reagimi i Marjana Koçekut: Falemners prej zemres per kyt mundesi e vlersim qe po i jepni Dukagjinit e tane komunitetit dhe mue si nji vajz plot andrra e idealizma.

Postimi i Plotë

Kam besue gjithmone se e ardhmja u perket atyne qe guxojne e une sot e kam marr vendimim me guxue i hap pertej trojeve t’mia. Me asht kerkue nga komuniteti jem dukagjinas e malsor dhe bashkesia politike, te hedh kandidaturen si deputete dhe mendoj se asht e vetmja rruge per me sjell ndryshimet e medha. Un kam vendos me tentue per me kontribue nga mrena sistemit duke dhane ma te miren dhe eksperiencen teme, per me çue vemendjen e punen ne cdo cep te Qarkut te Shkodres e t’malsis teme. Kjo realisht me te vetmen sigel dhe njerez qe me spikaten dhe me ofruen kyt mundesi.

E di qe ndoshta shume prej jush do e kritikojne kyt vendim temin por di edhe qe per t’mos marre kritika mjafton mos me ba gja. Me besoni se per mue do ishte ma e lehte te kisha ndej andej nga kam ardh, n’zonen teme t’qetsis tuj prit duartrokitjet qe nuk mi kursyet per punen teme modeste por te bame me shpirt. Ju falenderoj qe keni kene mbeshtetja jeme ma e madhe at’her kur ndoshta s’kam pase vetsigurine e duhun. Kam shum besim se do jem e kuptume dhe e mbeshtetun nga ju edhe ne kete hap kaq te madh qe kam vendos sot me hedh me te vetmit njerez qe ma dhane doren dhe filluen me u dhane zgjidhje halleve te komunitetit tem.

Falemners prej zemres per kyt mundesi e vlersim qe po i jepni Dukagjinit e tane komunitetit dhe mue si nji vajz plot andrra e idealizma Edi Rama Benet Beci🙏

Une si çik malsie po e marr guximin te provoj me perfaqsue nji komunitet historik qe nuk asht perfaqsue kurr dhe qe asht diskriminue masivisht dhe padrejtesisht. Po dal si nji vajze e re per vendin tem, rinine e sidomos vajzat qe ua asht mohue e drejta me ec perpara. Sot po shkeli n’rrugen qe per shum ka kene e ndalueme, me shpresen per me ngrit nji mal ma t’nalt qe ata me pa e me shkue ma larg!

E jueja,
neomalsore

Shpërndaje