Universiteti i Shkodrës Nderon 9 Ekselentë – Rektori Gjuraj: “Jeni Frymëzim për të Rinjtë”…

Shpërndaje

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderoi 9 studentë ekselentë nga të gjitha fakultetet e tij, duke vlerësuar rezultatet e tyre të larta akademike. Në një ceremoni të veçantë, të mbajtur mesditën e së hënës në sallën e Senatit, Rektori Tonin Gjuraj përgëzoi studentët për arritjet e tyre, duke theksuar se ata përfaqësojnë krenarinë e universitetit dhe janë një frymëzim për brezat e ardhshëm të studentëve.

“Ju keni lënë një shenjë krenarie të madhe dhe do të jeni një shembull frymëzues për të rinjtë që do t’i bashkohen këtij universiteti,” – u shpreh Rektori Gjuraj gjatë fjalës së tij.

Vetë studentët u shprehën të vlerësuar për këtë njohje, duke theksuar se sukseset e tyre janë rezultat i punës dhe përkushtimit të tyre, si dhe mbështetjes së pedagogëve dhe familjeve të tyre.

Studentët e vlerësuar me certifikatën “Student i Shkëlqyer” janë:
  • Julian Kruja
  • Seida Rrahi
  • Evelinda Gjergji
  • Merita Zeneli
  • Deada Smajlaj
  • Klevisa Bardeli
  • Laura Kasteri
  • Laureta Bruka
  • Amarildo Gjeçaj

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” of9ron një gamë të gjerë programesh studimi dhe mundësi të mira për edukimin dhe përgatitjen profesionale të studentëve, në përputhje me kërkesat e sotme të tregut.

Shpërndaje