Universiteti i Shkodrës pajiset me laborator të ri dozimetrik…

Shpërndaje

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të pajiset së shpejti me një laborator të ri dozimetrik, falë mbështetjes nga projekti “Laboratori Dozimetrik Sekondar për Monitorimin e Ekspozimit ndaj Rrezatimit Jonizues të stafeve mjekësore të Rajonit të Veriut”, financuar nga thirrja PIKSH e AKKSHI-së.

Ky laborator do të drejtohet nga pedagogia Klotilda Nikaj dhe pritet të ofrojë:

  • Vlerësim dozimetrik personal për rrezatimin neutronik
  • Mbrojtje dhe kujdes për punonjësit e ekspozuar në rajonin e Veriut
  • Pajisje moderne për kërkim shkencor në fushën e dozimetrisë termolumineshente

Gjatë takimit të zhvilluar me grupin e punës, u diskutuan të gjitha detajet për zbatimin sa më cilësor dhe të suksesshëm të këtij projekti me rëndësi të veçantë për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Shpërndaje