Universiteti i Shkodrës: Trajnimi i parë i Zyres së Ekselencës për Hyrjen në Zotero…

Shpërndaje

Sot, më 8 Prill 2025, në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua me sukses trajnimi i parë i Zyres së Ekselencës, i dedikuar shkrimit akademik dhe menaxhimit të burimeve bibliografike përmes platformës Zotero. Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në fuqizimin e stafit akademik me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për një kërkim shkencor më të avancuar dhe të strukturuar.

Postimi i Universitetit “Luigj Gurakuqi”:

📚 Trajnimi i parë i Zyres së Ekselencës për shkrimin akademik:

“Hyrje në Zotero”Sot, më 8 Prill 2025, në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua me sukses trajnimi i parë i organizuar nga Zyra e Ekselencës, me temë:“Hyrje në Zotero – Menaxhimi elektronik i burimeve bibliografike.

”Trajnimi kishte për qëllim të fuqizojë stafin akademik me njohuritë dhe aftësitë për përdorimin e platformës Zotero – një mjet falas dhe me burim të hapur për organizimin, ruajtjen dhe citimin e literaturës shkencore në formatet më të njohura ndërkombëtare (si APA, MLA, Chicago, etj.).

🔍 Pjesëmarrësit u njohën me:

instalimin dhe konfigurimin e Zotero në pajisjet personale;

integrimin e tij me Word, LibreOffice dhe Google Docs;

krijimin e grupeve kërkimore dhe bibliotekave të përbashkëta;

përdorimin e stileve të ndryshme të referencimit dhe ndarjen tematike të burimeve.

🎯 Aktiviteti u përshëndet nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili vlerësoi trajnimin si një moment kyç për universitetin, duke theksuar se:

“Ky trajnim shënon fillimin e një qasjeje të re dhe moderne në kërkimin shkencor, që promovon cilësinë, transparencën dhe integritetin akademik.”

📌 Trajnimi u zhvillua në formë interaktive, me demonstrime praktike dhe asistencë teknike individuale për pjesëmarrësit, nën drejtimin e Dr. Elvisa Drishti dhe Noel Radovani.

🔜 Zyra e Ekselencës do të vijojë me sesione të tjera të avancuara për përdorimin e Zotero dhe platformave të tjera që mbështesin procesin e publikimit shkencor dhe ndërkombëtarizimin e kërkimit.

#ZyraEkselencës#UniversitetiShkodrës#ZhvillimAkademik#Zotero #Referencim #KërkimShkencor #ShkrimAkademik #Bibliografi

Shpërndaje