
Pas shkarkimit të Gjergj Sokolit nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të Shkodrës, është komanduar në këtë detyrë Vladimir Sterkaj. Urdhri për largimin e Sokolit iu komunikua dje, me motivacionin e mos përmbushjes së detyrave gjatë ushtrimit të funksionit.
Ndërkohë, burime jozyrtare thonë se shkarkimi mund të ketë një prapavijë politike, pasi Sokoli është anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër nga radhët e Partisë Socialdemokrate.
Me komandimin e Sterkajt, mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim do të sjellë ristrukturime në Inspektoratin Shëndetësor të Shkodrës.