
Fitore spektakolare e Vllaznisë. Shkodranët e Tomas Brdariç mposhtën me rezultatin 0-4 Skënderbeun, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Superiores, ku protagonist absolut u bë bomberi Bekim Balaj, i cili realizoi tripletë, ndërkohë që golin tjetër për Vllazninë e shënoi Mala.
Falë këtij triumfi Vllaznia u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë. Ndërkohë që Skënderbeu i Gjokës, është zhytur në fundin e tabelës me 16 pikë në 21 javë dhe një golavarazh –14.
Në duelin e radhës Skënderbeu do të presë Teutën ndërsa Vllaznia luan në shtëpi ndaj Egnatias.