
Vllaznia siguroi një fitore bindëse 3-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Pas një pjese të parë pa gola, shkodranët dominuan fraksionin e dytë të lojës.
Avantazhi erdhi në minutën e 55-të pas një autogoli të Camara, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Stojanovic dyfishoi shifrat. Në fund, Kahrimanovic vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 88-të.
Me këtë rezultat, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e shtatë me 24 pikë.