Vllaznia mposht Partizanin në “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Vllaznia mposhti Partizanin 2-0 në Shkodër, në një sfidë ku pjesa e parë u mbyll pa gola. Të dy skuadrat patën disa tentativa, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë.

Në fillim të pjesës së dytë, Ildi Gruda përfitoi nga një top i ardhur nga mesi i fushës, kaloi portierin dhe e pati të lehtë për të shënuar golin e parë. Më pas, ai asistoi për Balajn, i cili dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua pas rishikimit në VAR për pozicion jashtë loje.

Partizani mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Domgjonit, duke u vënë në vështirësi. Në minutat e fundit, Bajrami shënoi edhe golin e dytë për Vllazninë, duke vulosur fitoren. Pas këtij suksesi, shkodranët ngjiten në vendin e dytë, ndërsa Partizani, me 40 pikë, zbret në vendin e katërt dhe rrezikon Final Four-in.

Shpërndaje