Vllaznia nderon ish-mesfushorin Nikolin Thana para ndeshjes me Elbasanin…

Shpërndaje

Vllaznia vijon të tregojë respekt dhe mirënjohje për figurat e shquara të historisë së saj. Para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit, klubi shkodran vendosi të nderojë një nga mesfushorët e spikatur të viteve ’80, Nikolin Thana, për kontributin e tij në ekip.

Në një ceremoni të veçantë, ish-futbollistit iu dorëzua Çmimi i Mirënjohjes si shenjë vlerësimi për rolin dhe sukseset e tij me fanellën kuqeblu. Gjithashtu, atij iu dhurua fanella me numrin 10, simbol i rëndësishëm për mesfushorët e talentuar të ekipit.

Çmimin dhe fanellën ia dorëzoi Presidenti i Nderit i KF Vllaznia, Ardit Kraja, duke theksuar se klubi do të vazhdojë të nderojë figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e tij. Ky gjest tregon edhe një herë lidhjen e fortë që Vllaznia ka me ish-lojtarët e saj./RealitetiPost/

Shpërndaje