Vota e diasporës/ Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri…

Shpërndaje

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se rreth 22% e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të vendit tonë, tashmë janë kthyer në KQZ Shqipëri.

Mësohet se deri në orën 16:20 të ditës së sotme janë regjistruar 193,823 zarfe të marra nga zgjedhësit e diasporës, të cilët kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave nga KQZ, bëhet e ditur se kanë mbërritur 55,761 zarfe në vendin tonë.

“PËR VOTUESIT NGA JASHTË! Rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në KQZ Shqipëri”, thuhet në postimin e Celibashit.

Shpërndaje