
Arkitekti Zef Çuni ngre shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të ish-Bashkisë së Vjetër të Shkodrës, një monument kulture i kategorisë së parë. Pavarësisht se ekziston një projekt i plotë restaurimi, një leje ndërtimi dhe fondet përkatëse nga Ministria e Kulturës, Bashkia Shkodër ende nuk jep lejen për rikonstruksionin e godinës së saj.
Kjo ndërtesë historike, e projektuar nga Kole Idromeno dhe e financuar nga ish-kryetari i Bashkisë Musa Juka, rrezikon të degradojë plotësisht për shkak të neglizhencës institucionale.
REAGIMI I PLOTË:
ISH BASHKIA E VJETER , SOT QARKU SHKODER.
E restauruar fillimisht ne vitin 1987 nga Dega e Monumenteve te Kultures si Galeri Artesh dhe ne vitin 1995 i kthehet ne pronesi Bashkise Shkoder , sot ndodhet ne nje gjendje te mjerueshme, megjithese ka nje projekt te plote restaurimi te dhuruar nga une, ka edhe nje leje per restaurim dhe fondin perkates nga Ministria e Kultures, Bashkia Shkoder nuk jep leje per ndertesen e vet. Kujtojme se kjo ndertese eshte monument kulture i kategorise se pare, projektin e te cilit e pat financuar vete Musa Juka, Kryetari i Bashkise se asaj kohe dhe realizuar nga Kole Idromeno.










