Zgjedhjet e 11 majit, PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim…

Shpërndaje

Partia Socialiste ka dërguar në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Deklaroj në cilësinë e kryetarit të partisë Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore dhe gjithë strukturave të tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes se financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale.

Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë ofrojnë japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme apo të veprojnë në mënyrë të tillë që synohet të ndikojë, ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre”, thuhet në deklaratën e angazhimit solemn të kryetarit të kësaj force politike, Edi Rama.

Deklarata e plotë

Deklaroj në cilësinë e kryetarit të partisë Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore dhe gjithë strukturave të tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes se financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale.

Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë ofrojnë japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme apo të veprojnë në mënyrë të tillë që synohet të ndikojë, ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre.

  • Të zbatojmë parimet bazë të trashëgimisë zgjedhore europiane për votim universal, të barabartë, të lirë, të fshehtë, dhe të drejtpërdrejtë,
  • Të respektojmë të drejtat dhe liritë politike të shtetasve, organizatave, partive politike, për të promovuar dhe debatuar çështje politike,
  • Të mos përfshihemi në praktika kërcënuese ose pengimi për të ushtruar të drejtën e votës dhe shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve.
  • Të bëjmë publike në kohë reale pranë KQZ-së dhe faqen zyrtare të subjektit tonë politik çfarëdolloj donacioni si dhe të refuzojmë dhurime në mjete monetare apo në natyrë që:

– Tejkalojnë limitin e përcaktuar për donacion;

– Janë kontribute në para apo në natyrë me prejardhje nga burime të ndaluara që përfshijnë edhe të ardhurat nga krimi, individe, kompani të huaja nga vende me origjinë të dyshimtë/të parajsave fiskale

– Janë donacione të cilat nënkuptojnë apo perceptohen si favorizime për dhënie kontrata publike, emërime në funksione publike apo përfitime të tjera që shkojnë në emër e për llogari të dhuruesit.

Shpërndaje