Zyrtare: Fation Kadija i bashkohet stafit të ekipit të parë të Vllaznisë…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka zyrtarizuar sot afrimin e Fation Kadijës në stafin teknik të trajnerit Thomas Brdaric Martini. Kadija do të mbajë detyrën e përgatitësit atletik të ekipit të parë.

Prej disa vitesh, Kadija ka qenë pjesë e Akademisë së klubit shkodran, ku ka dhënë kontributin e tij në përgatitjen fizike të të rinjve. Tashmë ai do të zbatojë të njëjtin rol edhe me skuadrën e parë, duke sjellë eksperiencën dhe profesionalizmin e fituar në strukturat e brendshme të klubit.

Ky është një hap që tregon besimin e klubit te stafi lokal dhe rikonfirmon strategjinë për të promovuar figura të formuara brenda Vllaznisë.

Shpërndaje