Zyrtare: KF Vllaznia ndahet me drejtorin sportiv Tefik Osmani…

Shpërndaje

Klubi i futbollit Vllaznia ka bërë të ditur se me përfundimin e sezonit ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv, z. Tefik Osmani. Në njoftimin zyrtar, klubi e falënderon për kontributin gjatë 18 muajve në detyrë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

“E falënderojmë për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim,” thuhet në deklaratën e klubit shkodran.

Ky është një tjetër zhvillim që paralajmëron ndryshime në strukturat drejtuese të Vllaznisë, ndërsa pritet të mësohet se kush do ta pasojë Osmanin në këtë post.

Shpërndaje