
KF Vllaznia ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare se Vioresin Sinani është emëruar drejtor sportiv i klubit. Nga sot e në vijim, legjenda e kuqebluve do të mbajë këtë detyrë të rëndësishme në strukturën drejtuese të ekipit.
Me një të kaluar të lavdishme si futbollist i Vllaznisë, Sinani pritet të sjellë përvojën dhe vizionin e tij për të ndihmuar klubin drejt objektivave të reja.
