“10% e abonentëve nga e gjithë bota ishin shqiptarë”, Karamuço flet për aplikacionin që bllokonte përgjimet në celular…

Share your love

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në “Bardh a Zi” për aplikacionin viral Sky, i cili është mbyllur në mars të vitit 2021.

Sipas tij, ky aplikacion shërbente që të nxirrte jashtë funksionit dy gjëra në celular, kameran dhe audion.

Karamuço ka theksuar se 167 mijë abonentë nga e gjithë bota, 10% kanë qene shqiptarë.

“Sky ishte një aplikacion i inkriptuar me kod, por që nxirrte jashtë funksionit dy gjëra, kameran e celularit dhe audion, mikrofonin. Edhe kishte dhe një veti që t’i mund të mendoje se në momentin që ti mendoje se mund të të merrte dikush për të të përgjuar, kishte një buton që ai merrte alarmin dhe fshinte gjithçka. Kishte një pin dhe ky pini është bërë një makth tani dhe shumica e njerëzve për të mos e harruar pinin e mbanin të shënuar nëpër celularë të tjerë, në bllogje. Edhe disa nga këto pine janë gjetur. Madje, edhe pinet e fundit janë çuar një personi që rezulton akoma i zhdukur, i humbur, i rrëmbyer dhe sfida më e madhe e prokurorisë belge, pastaj franceze, holandeze se janë disa shtete në lojë, po janë të lidhura se janë disa aplikacione.

Sky ETC u mbyll në 21 mars 2021 dhe deri në atë kohë kanë qene 167 mijë abonentë në të gjithë botën dhe nga këta 10% kanë qene shqiptarë, 16 mijë shqiptarë paguanin 600 euro në muaj”, u shpreh ai./abcnews.al

Share your love