1000 raste me viroza në dy javë në Shkoder/ Mjekja epidemiologe: Më të prekur grupmoshat 5-14 vjeç…

Rastet me viroza në Shkodër kanë nisur të rriten dhe më të shtuara janë te fëmijët. 1 mijë është numri i personave që u paraqiten nëpër qendra shëndetësore në dy javët e fundit, me simptoma të virozave apo dhe të gripit. Kështu shprehet shefja e epidemiologjisë ,Dhurata Hysa,  e cila e lidh shtimin e rasteve me ardhjen e emigrantëve për festa.

Sa i takon virusit Covid 19 mjekja epidemiologe thotë se numri i të prekurve është shumë i vogël në Shkodër,  ndërsa shton se testimet që kryhen nuk janë në nivelet e duhuara.

Mjekja Dhurata Hysa apeloi për kujdes të pergjithshëm, një ushqim i  shëndetshëm duke forcuar imunitetin, po ashtu të shmangen ambjentet e mbyllura me shumë njerëz.