111 Vjetori i Policisë së Shtetit/ Sulaj: Mirënjohje kolegëve që nuk jetojnë më…

Share your love

Policia e Shtetit feston sot 111 vjetorin e themelimit të saj. Ashtu si në të gjitha drejtoritë, edhe në policinë vendore të Shkodrës u kremtua kjo datë e rëndësishme e 110 vjetorit të policisë së shtetit.

Në fjalën e tij drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj zgjodhi të kujtojë kolegët që nuk jetojnë më, ndërsa shprehu mirënjohje për çdokënd që mirkuptoi edhe këtë vit punën e vështirë të efektivëve. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se policia duhet të vijojë të garantojë luftën ndaj krimit të organizuar pasi viti i sfidës sapo ka nisur.

Në emër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, u shpërndanë çertefikata mirënjohje për efektivët të cilët këtë vit u evidentuan për korrektësinë dhe shërbimin e tyre. Të pranishëm në 111 vjetorin e policisë së shtetit ishin edhe autoritete të tjera vendore, ish drejtues dhe ish efektivë të policisë.

Share your love