14 “kokat” e krimit që u arrestuan muajt e fundit…

Ibrahim Lici i arrestuar pak ditë më parë në Turqi, e çoi në 14 numrin e personave “most wanted” në Shqipëri që kërkohen nga drejtësia.

Prangosja e tij erdhi falë informacioneve të siguruara nga Interpol Tirana, e cila lokalizoi 31-vjeçarin e shpallur në kërkim prej vitit 2021 për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Pavarësisht se prangosja u krye nga autoritetet turke, ishte policia shqiptare ajo që inicioi këtë operacion. Por Lici ka kerkuar me parë azil ne shtetin turk.

Për të, tani Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë. Por Lici nuk është i vetmi i shumëkërkuar që pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Më herët po falë punës gjurmuese të Policisë së Shtetit, janë vënë në pranga eksponent të fuqishëm të botës së krimit.

Vetëm 2 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër tentonin t’i shpëtonin drejtësisë duke u fshehur në shtete si Kosova, Belgjika, Spanja, Dubai apo Koreja e Jugut.

Referuar statistikave të Policisë së Shtetit, një rritje e arrestimeve të eksponentëve të krimit është regjistruar në 200 ditët e fundit ku në pranga kanë përfunduar Dritan Rexhepi, Ibrahim Lici, Behar Bajri, Lul Berisha, Gëzim Çela, Julian Meçaj, Eduart Kurti dhe Ervin Shahini.

Krahas këtyre arrestimeve falë angazhimit të Interpol Tirana janë përmbyllur  ekstradimet e shumë personave të kërkuar për vrasje, mes të cilëve portugezi Ruben Saraiva, Donald Hoxha, Ervin Shahini, Behar Bajri etj.

Tv Klan