2600 biznese të mbyllura në Shkodër…

Viti 2023ishte ndër më të vështirët sa I takon ekonomisë dhe mbështetjes së biznesit të vogël. Në total, numri I bizneseve të mbyllura në Shkodër arrin në 2600, rreth 100 biznese më shumë se në vitin 2022. Albert Tuka, kryetar I bashkimit të sindikatave të pavarura për qarkun Shkodër bën të ditur se falimentimi I bizneseve vjen si shkak I mungesës së politikave mbështetëse dhe rënies së fuqisë blerëse.

Rritja e numrit të bizneseve që mbyllen çdo vit ka rritur edhe përqindjen e papunësisë në Shkodër.

Çëshjtet jurdike janë një tjetër problem me të cilin përballen bizneset e vogla në Shkodër.
Teksa ulja e qepenave të bizneseve të vogla në vend vijonë me ritme të larta sipas përfaqësuesve të biznesit dhe sindikatës, nga ana e qeverisë deri më tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni./starplus/