3 efektivët për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste. Morina u kap me 113 mijë € në makinë! Lidhja me Ervis Martinajn…

Share your love

Zbulohen edhe emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK-u ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm. Ergert Mitri, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA. SPAK bëri me dije se ka shpallur në kërkim një ish-zyrtar të lartë policie, që ka shërbyer në Lezhë. Është shpallur në kërkim një ish-anëtar i forcave RENEA.

Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Altin Morina dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Share your love