![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Myftinia Shkodër, 14 nëntor 2023
33-vjetori i rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër, Myftiu vizitoi Kryetarin e Bashkisë
Ditën e martë, më 14 nëntor 2023, në vijim të takimeve, vizitave dhe mesazheve të 33-vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, ku u prit nga z. Benet Beci, Kryetar i Bashkisë Shkodër.
Gjatë takimit, Myftiu dhe Kryetari i Bashkisë, diskutuan për çështje të shumta, në dobi të komunitetit dhe frymës së bashkëpunimit institucional.
U vlerësua përpjekja dhe angazhimi i përbashkët i qytetarëve shkodranë për të ndihmuar njëri-tjetrin në ditë të vështira dhe jo vetëm, sidomos në ditët e para të nëntorit 1990, ku morën hov edhe ceremonitë e para fetare, pas 23 vitesh, ku feja ishte e ndaluar me ligj.
Pjesë e bisedave të kësaj vizite ishin çështje me interes të përbashkët, për të cilat Myftinia dhe Bashkia janë në bashkëpunim të vazhdueshëm.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1699978439803-1024x576.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1699978437771-1024x576.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1699978435750-1024x576.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1699978433764-1-1024x576.jpg)