700 familje pa rrugë/ Banorët e dy fshatrave në Postribë: Ka 30 vite që jemi në këtë gjendje…

Banorët e fshatrave Dragoç dhe Fshati i Ri në njësinë administrative të Postribës përballen me probleme të infrastrukturës duke vështirësuar së shumti jetesën e tyre. Janë rreth 700 familje, të cilat përshkohen çdo ditë në këtë aks rrugor, që lidhet me disa fshatra të tjerë të rëndësishëm deri në Koplik të Malësisë së Madhe.

Banorët  tregojnë se qarkullimi është shumë i vështirë sidomos në ditët me shi, ndaj edhe kërkojnë një ndërhyrje sa më shpejtë nga Bashkia.

Dy javë më parë, ata dolën në protestë duke kërkuar shtrimin e rrugës, pasi është bërë e pakalueshme.