750 gazetarë letër të hapur për luftën në Gaza: Izraeli po pengon punën e medias duke shtypur fjalën e lirë…

750 gazetarë kanë nënshkruar një letër të hapur në lidhje me luftën në Gaza, ku theksojnë se Izraeli po shtyp masivisht fjalën e lirë dhe po pengon transparencën mediatike.

Gazetarë nga Washington Post , Boston GlobeGuardian e të tjerë, kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar pengimin e Izraelit ndaj gazetarëve për të raportuar, si dhe kërkohet ndaj mediave perëndimore që të kenë integritet në mbulimin e luftës në Gaza.

Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund dhunës kundër gazetarëve në Gaza dhe u kërkojmë drejtuesve të mediave perëndimore që të jenë të saktë në mbulimin e tyre, të mizorive të përsëritura të Izraelit kundër palestinezëve”,- thuhet në letër.

Ndër të tjera, grupi i gazetarëve, në letrën e hapur, i cilëson veprimet e Izraelit si spastrim etnik dhe gjenocid ndaj palestinezëve, transmeton La Repubblica