81- vjetori i Zyhdi Çobës/ IPA dhe KF Vllaznia vlerësojnë figurën e doktorit të njohur shkodran…

Kualifikimi në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia ia ka dedikuar mjekut sportiv të klubit të tyre Zyhdi Çoba, doktorin e njohur me të cilin janë rritur breza të ndryshëm të futbollit shkodran nën përkujdesjen dhe përkushtimin e tij professional.

Krahas festës në dhomat e zhveshjes, organizata e njohur policore IPA e drejtuar nga Ardian Zaganjori dhe Klubi i Futbollit Vllaznia, organizuan një ceremoni nderuese për figurën e doktor Çobës.

I pushtuar nga emocionet e respektit që iu bë, mjeku sportiv Zyhdi Çoba falenderon organizatorët e kësaj ceremonie.

Ndërkohë, në emër të KF Vllaznia, është presidenti Alban Xhaferi që përcjell urimet për doktor Çobën.

Urimet, edhe 100 të tjera, për mjekun sportiv Çoba vijnë edhe nga departamenti i sportit pranë RTSH Shkodra.