Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në mënyrë urgjente respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Kreu i qeverisë tha se nëse situata përkeqësohet, Shqipëria mund t’i kthehet karantinës.
“Jam i shqetësuar, jam shumë i shqetësuar. Armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej tre ditësh kemi më shumë shtrime në spital se në kulmin e pandemisë.
Ekonomia bie dhe ngrihet prapë, por të vdekur nuk ringjallen. Shoh qytetarë që shfaqin më kokëçarje indiferencën ndaj rrezikut.
Nuk dua ta mendoj dhe ta thëm fjalën karantinë, por nëse nuk ndryshojmë sjellje të gjithë urgjent, menjëherë, dhe nëse numri i të shtruarve rritet, atëherë me keqardhje, por realisht nuk kemi çfarë të bëjmë, mund të rikthehemi nga e para”, deklaroi Rama.