Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot pas mbledhjes sw qeverisw se do të ketë një shtesë page për disa kategori, përfshirë policinë, administratën, pensionistët dhe ndihmës sociale.
Teksa ka prezantuar paketën e ndihmës për qytetarët, kryeministri Edi Rama theksoi se do të bëhet çmos për të mos u prekur çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.
Mes të tjerash Rama shprehet se do shikohet dinamika e kursimit të energjisë ku edhe ka bërë thirrje qytetarëve për të kursyer sa më shumë energjinë elektrike.
Është një paketë e plotë në përgjigje të domosdoshmërisë për të mbrojtur njerëzit nga inflacioni i luftës. Inflacionin nuk e ka sjellë qeveria dhe nuk e zhduk dot qeveria.
Asnjë qeveri as SHBA dhe BE. As Kina apo vendet globale. Qeveria siç ka bërë me tërmetin dhe pandeminë.
Dy kriza që i kemi kapërcyer me sukses. Do bëjmë edhe në këtë krizë të madhe të tretë. Edhe më e egër se dy të parat. Se i prek të gjithë pa përjashtim. Ne do vazhdojmë të punojmë me ngulm që qeveria të jetë pranë njerëzve.
Rama njoftoi fillimisht se Policia e Shtetit në nivel bazë do të kenë një shtesë page prej 15 për qind.
Niveli bazë dhe i mesëm i Policisë së Shtetit kanë përfituar shtesë page, 15 dhe 7 %, shtesë page për gardën e Republikës, për zjarrfikësit dhe për policinë e burgjeve, për administratën publike.
Ajo që vlen të lexohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë, kush ka më pak, mbështetet më shumë. nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet që janë riindeksuar dhe kemi një rritje prej 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë. E njëjta gjë me të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, kanë një rritje prej 10%. Gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim ndihmën e konomike.
Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë.