Shkoder/ Pensionistët në radhë për bonusin. Të moshuarit vlerësojnë shpërblimin e fundvitit…

Shpërndaje

Nga data 1 dhjetor, ka nisur shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekëve të rinj për fundviti për pensionistët.

Këtë të hënë një një prej pikave të shpërndarjes në qytetin e Shkodrës, pranë Postës Shqiptare vërehej radhë pranë sporteleve pasi të moshuarit ishin dyndur për të tërhequr bonusin të akorduar nga qeveria shqiptare.

Pensionistët kërkojnë shtim të sporteleve të shpërndarjes për të shmangur pritjet e gjata, ndërsa janë të kënaqur me këtë mbështetje financiare, por kërkojnë që të jetë e vazhdueshme pasi rritja çmimeve iu ka vështirësuar jetesën.

I njohur ndryshe si shpërblimi i festave, ky bonus është sanksionuar me ligj që të ndahet çdo fundviti, sipas një kalendari që përcakton Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe që përputhet me datën e marrjes së pensionit, në mënyrë që të mos krijohen radhë në sportelet e Postës. Në qarkun Shkodër janë rreth 50 mijë pensionistë që e përfitojnë këtë shpërblim.

Shpërndaje