Ministri Lleshaj dhe Veliu inspektojnë tregjet në Shkodër

Shpërndaje

Zgjerimi i vatrës së epidemisë së COVID 19 ka çuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Shkodër.

Në shoqërinë edhe të kreut të policisë së Shtetit, Ardi Veliu,  ata kanë kryer inspektime në disa tregje, si në Rus, Zdrale dhe zona të tjera

Shkodra ka pasur një rritje të frikshme të infeksioneve gjatë ditëve të fundit.

Në rang bashkie 44 raste, ndërsa në rang qarku 48.

Shpërndaje