Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu bere te ditur këtë të hënë lajmin se per here te pare Shqiperia është perzgjedhur nga Organizata Boterore e Shendetesise per t’u bere pjese e nje studimi klinik nderkombetar per te optimizuar protokollet e trajtimit te koronavirusit.
“Për trajtimin e pacietëve me COVID19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha ministrja.
Në lidhje me testimin, Ministrja Manastirliu deklaroi se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve. Ajo konfirmoi se janë bërë porosi edhe për 30 mijë teste të tjera për Covid 19.