Jeni të shqetësuar nga COVID-19? LINI DUHANIN!

Shpërndaje

Nga Dr. Ilir Alimehmeti

Miqtë e mi!

LINI DUHANIN!

Jeni të shqetësuar nga COVID-19?

Doni të dini ç’mund të bëni më shumë, përveç masave të higjienës dhe të distancimit social?

MUND dhe DUHET të lini DUHANIN!

Gjatë javëve të mëparshme ka pasur mjaftueshëm komunikime që virusi i COVID-19 lidhet me receptorët e ACE-2.

Por, një studim më i ri nga një staf elitar Australian tregon që këta receptorë janë veçanërisht të shprehur te duhanpirësit.

Studimi i publikuar më 20 mars 2020 në revistën prestigjiozen angleze Journal of Clinical Medicine (faktor impakti 5.688), flet qartë se duhanpirësit janë më të riskuar.

Duhanpirja shton receptorët e ACE-2 (enzima angiotensinë-konvertuese 2), e cila njihet se shërben si receptor për SARS-CoV, virusin NL638 dhe së fundmi është raportuar edhe se shërben si receptor pikërisht për SARS-CoV-2 që është shkaktari i COVID-19.

Kërkuesit nxjerrin përfundimin e ilustruar në figurë pas kryerjes së ekzaminimeve imunohistiologjike të indeve pulmonare në tre grupesh individësh:
1. pacientë me SPOK (sëmundje pulmone obstruktive kronike),
2. individë pa sëmundje por duhanpirës,
3. individë pa sëmundje dhe joduhanpirës.

Shkurtimisht:

1. Te pacientët me SPOK tregohet ngjyrim pozitiv në epitelin e rrugëve të vogla të frymëmarrjes, si edhe ngjyrim apikal duke përfshirë ciliet (A). Te pacientët me SPOK (B), shigjetat e kuqe tregojnë ngjyrim pozitiv të pneumociteve tip 2 dhe shigjetat e zeza tregojnë makrofagë alveolarë pozitivë për receptorin ACE-2.

2. Te individët duhanpirës me mushkëri normale, (C) dhe (D) tregojnë modele të ngjashme me ngjyrimet te pacientët me SPOK megjithëse vërehet ngjyrim pak më i lehtë.

3. Te individët joduhanpirës të shëndetshëm, (E) dhe (F) nuk vërehet asnjë ngjyrim në asnjë prej zonave.

Si rrjedhojë, ka bazë të qartë anatomo-patologjike hipoteza se prognoza e COVID-19 duhet të jetë më e rëndë te personat duhanpirës pavarësisht se nuk kanë sëmundje të tjera.

Te të gjithë pacientët e infektuar DUHET TË MBLIDHEN DHE TË RAPORTOHEN EDHE TË DHËNAT MBI DUHANPIRJEN.

Për ata që duan të lexojnë me detaj, artikulli gjendet në linkun më poshtë:
https://www.mdpi.com/2077-0383/9/3/841

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2840273289383195&set=pcb.2840274296049761&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARDXISOnfKvVQNQM6NDrOfafrLlgtlJ5fKsQIdpAKtC6RajhkMZbnU7g04a2660Pecft4klQVKEztt8Q
Shpërndaje