A do jepet shpërblim në fundvit për administratën? Qeveria Rama merr këtë vendim…

Share your love

Qeveria Rama ka vendosur që administrata publike të mos ketë shpërblim për festat e fundvitit.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave parashikon ndalimin e përdorimit të fondit të posaçëm rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare”, thuhet në VKM.

Share your love