A jeton Ervis Martinaj? Ja çfarë thotë Altin Dumani…

Share your love

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht.

Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

DumaniNuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet.

Kryeprokurori ka treguar gjithashtu për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale.

Share your love