Aksident i rëndë, makina bie në Lanë, humb jetën shoferi…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bërxullë. Një makinë ka rënë në lumin Lana dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.